19-vjeçarja në Këlcyrë plagos kushëririn e saj me pushkë

19-vjeçarja në Këlcyrë plagos kushëririn e saj me pushkë

arma e sekuestruar KËLCYRË-Një plagosje me armë zjarri është raportuar në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur kushëririn e saj, 27-vjeçar, me një pushkë sportive. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërsa nën hetim është vendosur e reja. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj./ZËRI