Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj

Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2025 arritën vlerën e 549 milionë eurove, në rënie me 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën. Rënia e të ardhurave nga investimet u përcaktua nga tremujori i dytë i vitit, ndërkohë që tremujori i parë kishte shënuar sërish një rritje të vogël.Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (fitimet e subjekteve shqiptare nga investimet jashtë vendit) për gjysmën e parë të këtij viti ranë lehtë në 156 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një...