Aksione radikale deri në grevë urie, çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit

Aksione radikale deri në grevë urie, çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit

Janë zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike një ditë më parë në selinë blu. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament. Aksioni për radikalizimin e veprimeve, përfshirë grevën e urisë dhe ngujimin në Kuvend, u mbështet nga shumë deputetë, që kërkuan reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit. Në këtë mbledhje, pati kritika ndaj presidentit Bajram Begaj, për rolin e tij në mbështetje të veprimeve të Ramës, si dhe kërkesa për shkarkimin e disa funksionarëve të lartë, përfshirë Niko Peleshin. Deputetët theksuan nevojën për të ndërtuar një aksion të koordinuar politik dhe për të përfshirë edhe diasporën në protesta. Kreu i PD Sali Berisha mbështeti kërkesat për përsëritjen e...