Përfshihet nga flakët ndërtesa në Vlorë/ Mjetet e parkuara, vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Vlorë/ Mjetet e parkuara, vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në një objekt në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Sipas pamjeve të siguruara, ndërhyrja e zjarrfikësve u bë e vështirë për shkak se rruga ishte e bllokuar nga automjete të parkuara. Megjithatë zjarrfikësit arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar. Jashtë kamerave, efektivët e zjarrfikëses shprehën shqetësimin se kjo nuk është një situatë e pazakontë. “Është një problem i përhershëm në rrugët e ngushta të qytetit, sidomos në zona ku ka banesa të braktisura dhe parkim pa kriter,” thanë ata, duke theksuar se shpesh humbet kohë e çmuar në situata emergjente. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë...