Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Kaosi në Kuvend dhe gjuajtja drejt Ramës me librin e Kushtetutës, Delegacioni i BE reagon për Top Channel: Për të ardhur keq që…
Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, ku seanca që ishte parashikuar si maratonë për diskutimet dhe miratimin e programit të qeverisë, u mbyll për 25 minuta mes kaosit dhe bllokimit të foltores nga opozita, ka reaguar për Top Channel delegacioni i BE që ndodhej prezent në seancë. Të pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ata theksojnë se “është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”. Reagimi për Top Channel: Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar...