Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dëshmitarë që mungojnë, presion dhe heshtje në gjyqin për atentatin e Shkozetit/ Zbardhet dëshmia tronditëse e Arben Haxhisë
Gjyqi për atentatin e ndodhur në Shkozet më 1 nëntor 2019, ku të pandehur janë Plarent Dervishi dhe Julian Meçe, po zhvillohet mes mungesash, tensioni dhe dëshmive. Disa dëshmitarë kyç, si Aleksandër Laho, Genci Maloku dhe Luan Mata, munguan në seancë, ndërsa Arben Haxhia, vëllai i Bashkim Haxhisë, fillimisht refuzoi të dëshmojë, por më pas pranoi të fliste. Haxhia tregon në dëshminë e tij se kishte qenë objekt presioni për të larguar vëllanë nga përplasjet, duke përmendur kërcënime të rënda ndaj familjes së tij. Ai identifikoi kontaktet me të dy të pandehurit dhe i lidh ato me përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Dëshmitë në gjyq: Dëshmitari i paraqitur Arben Haxhia, vëllai i Bashkim Haxhia: “Për ngjarjen nuk dua të jap dëshmi, nuk kam...