Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bie perandoria e “peshkaqenit”, Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg në Gjermani
Princ dobroshi GJERMANI- 61-vjeçari, Princ Dobroshi, u shpall fajtor të mërkurën nga Gjykata Rajonale e Hamburgut, duke u dënuar me 13 vite burg për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Europës. Gjyqi lidhej me kontrabandimin e 10 tonëve kokainë nga Amerika Qendrore dhe Jugore përmes portit të Hamburgut në vitin 2020. Sipas gjykatës, Dobroshi – i njohur prej dekadash në botën e krimit si “Peshkaqeni” – kishte luajtur rolin kryesor në këtë rrjet kriminal ndërkombëtar. Dobroshi ka një histori të gjatë kriminale që daton në vitet 1990. Ai ishte arrestuar në Norvegji në vitin 1993, u arratis nga burgu në vitin 1997 dhe u kap sërish në Pragë në vitin 1999. Pas lirimit në vitin 2005, ai duket se është rikthyer në aktivitetin...