Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE: Për të ardhur keq! Shqiptarët u privuan nga informimi rreth programit qeverisës

Tensionet në Kuvend, reagon zyra e BE: Për të ardhur keq! Shqiptarët u privuan nga informimi rreth programit qeverisës

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar mbi situatën e tensionuar në Parlament një ditë më parë. Në reagim, zyra e delegacionit të BE shprehen se është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit. Në reagim theksohet se ‘Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu’. Gjithashtu delegacioni i BE sqaron se ‘debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për...