Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e Renis Dobrës, pranga dy vëllezërve të shpallur në kërkim. Pamje nga arrestimi
Janë arrestuar dy vëllezër, të cilët ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, një ngjarje e ndodhur në zonën e Ulzës. Dy vëllezërit, janë të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të Dobrës.Ata u arrestuan pranë kompleksit “Delijorgji” në kryeqytet. Njoftimi: Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 68”, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA. Kapen në Tiranë dhe vihen në pranga 2 vëllezërit e njërit prej autorëve të vrasjes nëpërmjet strangulimit, të shtetasit R. D., më datë 08.07.2025, në Burrel. Të arrestuarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R. D....