Aksident i rëndë në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Aksident i rëndë në dalje të Vorës, humb jetën 35-vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të Vorës, pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas uniformave blu, ka humbur jetën F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të lënduarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel