Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por i kemi disa dallime

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por i kemi disa dallime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi të premten se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”. “Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e Qeverisë sonë me Qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët tanë se Qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane”, theksoi ai. Marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet...