Aksident i rëndë në Vorë/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Vorë/ Një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Vorës, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.