Përplasen tre makina në dalje të Vorës, 1 i vdekur

Përplasen tre makina në dalje të Vorës, 1 i vdekur

Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 10:12 Tre makina janë përplasur rreth orës 08:30 në dalje të Vorës, duke shkaktuar një aksident tragjik. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.