Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD frikë nga gara për Tiranën? Berisha: Do dalim me kandidat të përbashkët opozitar, Alimehmeti i plotëson kushtet
sali berisha dhe ilir alimehmeti TIRANË- Të gjithë në PD duket se e kanë frikë garën për Bashkinë e Tiranës, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha tha se do të tentohet të gjendet një emër i gjithëpranuar në radhët e opozitës. I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion, Berisha u pyet për emrin e Ilir Alimehmetit, që sipas tij i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një kandidat i opozitës së bashkuar. Pavarësisht se opozita pretendon se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, Berisha konfirmoi pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale për kryeqytetin. "Do bëjmë gjithçka, do bashkëpunojmë me të gjitha grupet opozitare që të kemi një kandidat të përbashkët për Bashkinë Tiranë. Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të...