Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Botuesi dhe ish-deputeti Nikollë Lesi ka analizuar situatën politike në vend në Euronews Albania, ku ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po vepron opozita, sidomos në përballjen me prezantimin e programit të qeverisë së re.  Sipas Lesit, opozita ka gabuar që në momentin kur zgjodhi të ndërhynte gjatë fjalës së kryeministrit dhe më pas të tentonte shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.  “Nuk ka ndodhur që kur kryeministri prezanton programin e qeverisë së re, të kundërshtohet në këtë mënyrë siç bëri opozita. Unë kam qenë deputet dhe kur fliste Sali Berisha kur ishte kryeministër, nuk pipëtinte as opozita kur fliste për programin e qeverisë së re. Ka pasur debate, ironi por kategorikisht nuk ndërhyej. Opozita gaboi”, tha ai.  Lesi u ndal dhe tek pritshmëritë që kishte nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, pas fjalës së Sali Berishës. Sipas tij, pritej...