Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në kërkim për tentativë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Tiranë
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim, kombëtar dhe ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Operacionalja 67” u zhvillua në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë, ku u vu në pranga 28-vjeçari, Alban Bruçi. I riu ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkodrës të vitit 2024, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Gjatë operacionit policor u arrestua edhe Arjan Sardi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se po e transportonte me motomjet Bruçin në momentin e ndalimit. Edhe ky mjet u sekuestrua nga Policia. Njoftimi nga Policia e Shtetit: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme...