Shpërthimi me tritol në banesën e Mziut, dëshmia e deputetit: Isha me gruan, nuk kam konflikte me askënd

Shpërthimi me tritol në banesën e Mziut, dëshmia e deputetit: Isha me gruan, nuk kam konflikte me askënd

shperthimi ne banesen e xhelal mziut TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së deputetit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu, në zonën e Kamzës. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kishte vetëm dëme materiale, ndërkohë që hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e deputetit. Në momentin e shpërthimit, Mziu ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij, ndërsa thotë se nuk ka dijeni në lidhje me autorët që mund të fshihen pas ngjarjes. “Në momentin e shpërthimit kam qenë në banesë me bashkëshorten. Nuk kam konflikte, dhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë autori", është shprehur Mziu në dëshminë e tij në polici. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është...