Tiranë/ Qëlloi drejt boksierit që i plagosi babain në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Tiranë/ Qëlloi drejt boksierit që i plagosi babain në Shkodër, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë i shpallur në kërkim në vitin 2024 për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.  I riu Alban Bruçi, banues në Shkodër, u arrestua në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet teksa po udhëtonte me një motor të drejtuar nga 37-vjeçari Arjan Sardi gjithashtu i arrestuar për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit”.  Alban Bruçi u arrestua në kuadër të operacionit “Operacionalja 67”, teksa gjatë kontrollit fizik me vete iu gjetën një shumë parash, 3 celularë, 1 kartë SIM dhe 1 kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar, të gjitha të sekuestruara si prova materiale.  Dy të arrestuarit i janë dorëzuar Policisë së Shkodrës për ekzekutim të urdhrave për ndalim. ...