“Tiranës i duhet një kryetar në detyrë”, zbardhet pr/vendimi i këshilltarëve të PS-së për shkarkimin e Veliajt: Kemi detyrim ligjor dhe moral që…

“Tiranës i duhet një kryetar në detyrë”, zbardhet pr/vendimi i këshilltarëve të PS-së për shkarkimin e Veliajt: Kemi detyrim ligjor dhe moral që…

Grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Tiranë ka depozituar një kërkesë zyrtare për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në relacionin e paraqitur, theksohet se prej 10 shkurtit 2025, kryeqyteti ndodhet pa drejtues të zgjedhur për shkak të proceseve penale ndaj Veliajt, duke e bërë të domosdoshme nisjen e procedurave për zëvendësimin e tij. Sipas projektvendimit të përgatitur nga Këshilli Bashkiak, kërkesa mbështetet në Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e kryetarëve të bashkive në rast mosparaqitjeje në detyrë për periudhë 3-mujore. Top Channel