Kaosi në seancë plenare, nënkryetarja e Kuvendit: Programin do ta prezantojmë pa opozitën

Kaosi në seancë plenare, nënkryetarja e Kuvendit: Programin do ta prezantojmë pa opozitën

Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Në një emision televiziv, Klodiana Spahiu, nënkryetarja e Kuvendit, tha se sjellja e opozitës nuk ishte aspak e hijshme. Spahia tha se programi i qeverisë do të prezantohet në vazhdim për të gjithë qytetarët. ‘Seanca do të ishte normale dhe të flitej nga secili deputet 10 minuta dhe u ra dakord nga opozita. Por opozita bënë sjellje aspak të hijshme. Kjo është një nga seancat më të rëndësishme. Qytetarët do donin të dëgjonin programin e qeverisë Rama 4. Më vjen keq që situata u krijua e tillë që s’u arrit që të...