Shkarkimi i Veliajt, zbardhet projektvendimi i këshilltarëve socialistë

Shkarkimi i Veliajt, zbardhet projektvendimi i këshilltarëve socialistë

Këshilltarët e majtë të Bashkisë së Tiranës gjatë mbledhjes që u mbajt dje mbi 100 minuta në selinë e PS-së, ranë dakord për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet pas hekurave prej muajit shkurt, kur u arrestua me urdhër të SPAK. Këshilltarët socialistë të kryeqytetit vendosën që të martën e ardhshme, më 23 shtator, të hidhet për diskutim projektvendimi për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj, me argumentin se nuk është paraqitur në zyrë për të ushtruar detyrën, në 3 muajt e fundit. A2 CNN ka siguruar edhe vendimin e përgatitur më 17 shtator nga këshilltarët socialistë, ku thuhet: “Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë...