Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarri masiv në fshatin Poro në Vlorë, rrezikon përhapjen
Një vatër zjarri është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, Bashkia Vlorë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.