Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

Italia masa të shtuara pas vrasjes së Charlie Kirk: Mbrojtje e përforcuar për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

Vrasja e Charlie Kirk në publik gjatë një tubimi në SHBA ka bërë që edhe disa vende të tjera të marrin masa të shtuara mbrojtje për funksionarët e lartë të shtetit.  Një ndër këto vende është edhe Italia, pavarësisht se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërhtorta, si ndaj ministrave, ashtu edhe ndaj kryeministres.  Pas qarkores së lëshuar të premten nga Ministria e Brendshme Italiane, urdhëroi “një rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” pas vrasjes së Charlie Kirk.  “Aparati mbrojtës” do të jetë për kryeministren Giorgia Meloni dhe dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.