Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Takimi i VanHorn me Dumanin, ambasada e SHBA: Diskutuan punën e guximshme të SPAK
                            E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani. Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve të lartë, që vjen në një kohë kur është hapur gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ishte lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington...