Amerikanët zbresin në SPAK, takojnë Dumanin pak muaj para përfundimit të mandatit, ja çfarë i komunikuan

Amerikanët zbresin në SPAK, takojnë Dumanin pak muaj para përfundimit të mandatit, ja çfarë i komunikuan

Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti sot në një takim të Ngarkuarën e SHBA me Punë, Nancy VarnHorn, për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Takimi u njoftua nga vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila sqaron se gjatë takimit u diskutua edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”,- thuhet në postimin e ambasadës amerikane.