Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Konviktet me ‘mik’ në Qytet Studenti, reagon Rezidenca Studentore: Ndodhi për shkak të fluksit, por…
momenti i përplasjes së studenteve me policinë TIRANË- Një situatë e tensionuar u raportua nga konviktet në Qytet Studenti, ku disa studentë që kërkojnë një mundësi për të jetuar në këto konvikte, janë nxjerrë me dhunë jashtë ambjenteve nga policia. Sipas denoncimit të bërë nga vetë studentët, ata janë dëbuar me dhunë, pa u dhënë asnjë sqarim dhe pa mundësi për të diskutuar vendimin. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1., ku kërkon të sqarojë rrethanat e kësaj ngjarje. Përmes një deklarate zyrtare, Rezidenca Studentore bën me dije se tensionet u shkaktuan nga fluksi i pazakontë i aplikimeve për regjistrim në Godinën Nr. 3. Godina në fjalë sapo rikonstruktuar me standarde bashkëkohore dhe ofron një kapacitet prej vetëm 61 vendesh (30 dhoma dyshe dhe 1 vend...