Kundërshtonte luftën kundër Ukrainës, jep dorëheqjen bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i Putinit

Kundërshtonte luftën kundër Ukrainës, jep dorëheqjen bashkëpunëtori dhe miku i ngushtë i Putinit

Dmitry Kozak, një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i hershëm i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili besohet se e kishte kundërshtuar luftën në Ukrainë në ditët e saj të para, ka dhënë dorëheqjen nga Qeveria, tha Kremlini. 66-vjeçari, i cili shërbente si zëvendësshef i administratës së fuqishme presidenciale të Kremlinit, vendosi të largohet me dëshirën e tij, u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten. Njoftimi erdhi pas disa ditëve thashetheme për Kozakun, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Putinit, që nga ditët e para të liderit rus në politikë, në zyrën e kryebashkiakut të Shën Petersburgut në vitet ’90. Largimet e zyrtarëve të lartë nga administrata ose kabineti nën drejtimin e Putinit janë të rralla. Disa media ruse thanë...