‘Pas 35 vitesh, Parlamenti mbyllet pa debat’, Tabaku: Qeveria nuk ka program, vetëm propagandë

‘Pas 35 vitesh, Parlamenti mbyllet pa debat’, Tabaku: Qeveria nuk ka program, vetëm propagandë

Deputetja e PD Jorida Tabaku, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së njëanshme të seancës plenare nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si një akt të paprecedentë që shmangu qëllimisht debatin parlamentar për programin qeverisës. Në një kohë kur qytetarët presin përgjigje dhe zgjidhje, socialistët sipas Tabakut zgjodhën të mbyllin gojën e opozitës dhe të shmangin përballjen me të vërtetat e dhimbshme për ekonominë, integrimin dhe shërbimet publike. Deputetja demokrate nënvizon se Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira të 35 viteve të fundit, ndërsa qeveria nuk ka vizion, nuk ka program dhe po riciklon premtime boshe. Sipas saj, integrimi është degraduar në një fjalë propagande dhe jo në një objektiv strategjik të ndërtuar mbi reforma reale. Pjesë nga...