Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Një grua në krye të SPAK-ut?
Avokati i njohur Genc Gjokutaj flet për emrin më potencial që sipas tij pritet të zgjidhet në krye të SPAK, pas përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani. Sipas Gjokutajt më lart e kuotuar me pikë është prokurorja Anita Jella. “E gjithë KLP-ja janë lidhje nepotike. Ata tani të bëjnë transparencë sa të duan por ajo është transparencë në llojin e tyre. Jepet në televizor mo, kandidaturat janë aty, votat numërohen haptazi por porosia është dhënë, kanë nxjerrë në krye me pikë një që s’duhet të jetë. Përflitet një Jella, Jella. Atë po thonë. Unë nuk e di. Unë nuk jam fare kurioz se cili do jetë një nga këta sepse ata njësoj do të jenë. E para punës nuk janë emrat e prokurorëve...