Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbante armë në banesë dhe kërcënoi policinë me jetë, arrestohet 26-vjeçari ne Korçë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, me rrezikshmëri për punonjësit e Policisë se Korçës. Mbante armë zjarri në banesë dhe kërcënoi me jetë punonjësit e Policisë, pas thirrjeve të Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ai kërcënoi punonjësit e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e...