Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi në Shkodër, 40-vjeçari humb jetën pas rënies nga lartësia në Kelmend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njësinë Kelmend në Shkodër, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë aksidentale. Sipas policisë, 40-vjeçari dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor, ku është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndërsa policia thekson se po vijojnë hetimet mbi këtë ngjarje. “Informacione paraprake Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.