Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Tronditëse në Përmet/ 16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga njerku dhe efektivi i policisë, i dashuri përpiqej të fitonte para përmes shantazhit (EMRAT)
56-vjeçari Artur Ago/efektivi i policise PËRMET- Një rast tronditës është raportuar në Këlcyrë të Përmetit, ku një efektiv i policisë i identifikuar si Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeçari me iniciale K.P. E gjithë ngjarja u zbulua përmes një postimi në rrjetet sociale, ç'ka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku këta të fundit morën në...