Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e qeverisë “Rama 4″ betohen nesër në Presidencë
rama-begaj TIRANË- Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar 'Rama 4' do të betohen nesër, paraditen e së premtes në Presidencë. Mësohet se ceremonia e betimit para presidentit Bajram Begaj do të kryhet nesër në orën 10:00. Sakaq, pas betimit ministrat do të shkojnë në këmbë në Kryeministri ku do kenë mbledhjen e parë të qeverisë. Betimi i ministrave vjen një ditë pasi u votëbesuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, në një seancë që ishte parashikuar maratonë, por zgjati vetëm 25 minuta. Opozita pengoi fjalën e kryeministrit, i cili sipas rregullores hap seancën maratonë dhe më pas pasojnë të tjerët. Në këto kushte u hap votimi, ku programi u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Mes tensionesh, Kuvendi votoi me vetëm 82 votat pro të mazhorancës,...