460 milionë kalime kufitare në periudhën janar-gusht 2025

460 milionë kalime kufitare në periudhën janar-gusht 2025

Nga janari deri në gusht 2025, organet e inspektimit kufitar të Kinës trajtuan gjithsej 460 milionë hyrje dhe dalje, 14.9 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të enjten Administrata Kombëtare e Imigracionit (NIA) në Forumin e Bashkëpunimit të Sigurisë Publike Globale, të mbajtur në Lianyungang, në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.  Prej tyre, 220 milionë ishin banorë të Kinës kontinentale, 180 milionë nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e  Makaos dhe rajoni i Tajvanit, ndërsa 51.27 milionë ishin shtetas të huaj, me një rritje përkatësisht prej 15.4, 11.2 dhe 27.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis vizitorëve të huaj, 15.89 milionë hynë pa viza, duke përbërë 62.1 për qind të të gjithë të huajve që hynë Kinë,...