Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 79 palestinezë u vranë në 24 orët ë fundit
Të paktën 79 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, shumica e tyre në Qytetin e Gazës, tha të hënën ministria palestineze e shëndetësisë. Tanke izraelite u panë në dy zona në Qytetin e Gazës që janë porta hyrëse për në qendër të qytetit, thanë banorët të hënën. Forcat izraelite kontrollojnë periferitë lindore të Qytetit të Gazës dhe kanë bombarduar zonat e Sheikh Radwan dhe Tel al-Hawa në ditët e fundit, nga ku do të jenë në gjendje të përparojnë në zonat qendrore dhe perëndimore, ku shumica e popullsisë ka gjetur strehim. Katër palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë, vdiqën nga kequshqyerja dhe uria në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me numrin...