Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ ‘Sterilizimi’ – Ilir Beqaj e nis me ankesa gjyqin: Nuk njoh asnjë trupë gjykuese…
Ka nisur gjykimi i ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj në Gjykatën e Posaçme për dosjen e “Sterilizimit”. Që në nisje të seancës Beqaj u shfaq me ankesa, ku fillimisht tha se nuk e njeh trupën gjykuese, e më tej për mosnjohjen zyrtarisht të tij me akuzën e re apo pagesat që do bënte për aktet. Syri TV Ka nisur këtë të enjte gjyqi në themel për dosjen e sterilizimit në ngarkim të Ilir Beqajt, ish-ministrit të shëndetësisë që është i vetmi që po gjykohet me procedurë të zakonshme. Beqaj që akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në nisje të seancës kur u pyet nëse ka konflikt interesi me trupën gjykuese, tha se çdo lloj trupe është e paligjshme...