“Opozita në gjendje të mjerueshme”, gazetari zbulon detajet: Ja cilët mund të jenë kandidatët për Tiranën (Emrat)

“Opozita në gjendje të mjerueshme”, gazetari zbulon detajet: Ja cilët mund të jenë kandidatët për Tiranën (Emrat)

Gazetari Almer Toska, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus në situatën e opozitës dhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Partia Demokratike ndodhet në një gjendje të rëndë, të demoralizuar dhe pa një strategji të qartë për të përballuar Partinë Socialiste në garën për kryeqytetin. Toska e cilësoi opozitën si “të vdekur” dhe “amorfe”, duke theksuar se ajo ka humbur rolin e saj kritik dhe nuk është në gjendje të përfaqësojë qytetarët. “Opozita sot është e vdekur, amorfe. Vetëm Sali Berisha dhe Gazment Bardhi bëjnë opozitë”, tha ai, duke kritikuar ashpër sjelljen e PD. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po e trajton opozitën si një kundërshtar të dobët, duke...