Abuzimi me 16-vjeçaren, arrestohen 3 persona

Abuzimi me 16-vjeçaren, arrestohen 3 persona

Prokuroria e Gjirokastrës, Policia dhe AMP kanë zbardhur rastin e rëndë të abuzimit të një 16-vjeçareje në Këlcyrë të Përmetit, ku rezultojnë të jenë të përfshirë edhe dy policë. Kështu, Prokuroria ka lëshuar 4 urdhra-arresti në total, prej të cilëve janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt në kërkim. Njoftimi i Prokurorisë Gjirokastër: Katër urdhra ndalimi, lidhur me ngjarjen e datës 17.09.2025. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër më datën 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë-Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre...