Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Taulant Balla: Opozita nuk paska vënë mend
Pas seancës ku u miratua programi dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me një postim në Facebook, me të cilin shoqëron një video nga momenti kur në zbatim të Rregullores së Kuvendit, deklaroi se duke qenë se opozita nuk po e lejonte Kryeministrin të prezantojë programin dhe përbërjen e qeverisë, atëherë kalohej direkt në votim. Në shënimin e tij, kreu i Grupit Parlamentar socialist shprehet se opozita nuk ka nxënë nga gabimet e mëparshme. “Duket se opozita nuk ka vënë mend nga gabimet e së shkuarës, por respektimi i Rregullores dhe Kodit të Etikës duhet të zërë vend në çdo aspekt të jetës kuvendore” shkruan Balla. Balla i kishte rikujtuar më herët deputetëve të opozitës se...