Gjenden armë në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një të akuzuari për sulmin e Banjskës

Gjenden armë në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një të akuzuari për sulmin e Banjskës

Policia e Kosovës ka deklaruar se gjatë kontrollit në veriun e vendit ka gjetur pajisje ushtarake, që dyshohet se i përkasin një personi në kërkim për sulmin në Banjskë.Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar, duke shtuar se ky rast është nën hetim. Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre nga pjesëtarët e grupit të armatosur serb. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit. Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon të ketë lidhje direkte me ngjarjen. /vizionplus.tv