Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash/Prokuroria kërkon burg për jetë për djalin, 30 vite për vajzën

Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash/Prokuroria kërkon burg për jetë për djalin, 30 vite për vajzën

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim. Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta. Njoftimi i plote Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për shtetasin H.M. për vrasjen e babait të tij dhe dënime 3-30 vjet burg për pjesëtarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,...