Riatdhesohet nga kampi i Gjadrit një trafikant qeniesh njerëzore

Riatdhesohet nga kampi i Gjadrit një trafikant qeniesh njerëzore

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se një trafikant i qenieve njerëzore është riatdhesuar nga Qendra e Mbikëqyrjes në Gjadër të Shqipërisë. “Trafikanti, i lindur në vitin 1992, kishte vuajtur tre vjet burg në Itali për ndihmë dhe inkurajim të emigracionit të paligjshëm, pasi kishte sjellë 59 migrantë pa dokumente në Itali në bordin e një anijeje 15 metra”, shkruan ministri në rrjetet sociale