Skandal në Britani! Vodhi një telefon dhe u dënua dy vite, pas 20 vitesh është sërish në burg

Skandal në Britani! Vodhi një telefon dhe u dënua dy vite, pas 20 vitesh është sërish në burg

Një histori e pazakontë nga Britania e Madhe ka ngjallur debat mbi drejtësinë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç nga Cardiff, ndodhet prej 20 vitesh në burg për një vjedhje të një telefoni celular, ndonëse dënimi fillestar i tij ishte vetëm dy vjet e gjysmë. Në vitin 2005, ai u dënua sipas një mase të ashtuquajtur “Prison for Public Protection – Burgim për Mbrojtjen e Publikut”, e cila lejonte që të burgosurit të mbaheshin pa afat të caktuar, nëse bordi i lirimit me kusht nuk e konsideronte të sigurt daljen e tyre. Megjithëse kjo masë u abrogua në vitin 2012, ajo vijon të prekë qindra të burgosur që u dënuan më parë. Familja e tij e quan këtë dënim si një “burgim të përjetshëm”. I ati,...