Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohen dhe asgjësohen 4600 rrënjë kanabis të fshehura pas malit
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar mbi 4600 rrënjë kanabis në 5 njësi administrative të zonës, raporton A2 CNN. 3 persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 kryetarë fshatrash, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit, dhe 2 shtetas, për moskallëzim të krimit. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve: -në territoret e njësive...