Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia gjen armë në veri, dyshohet se ishin të një personi që kërkohet për Banjskën
Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli në veriun e Kosovës ka gjetur pajisje ushtarake, që tha se dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë. Sipas policisë, mëngjesin e 18 shtatorit, njësia e hetimeve Stacionit Policor Zveçan ka hasur në një rimorkio ku gjeti “dy thasë me uniforma, jelekë antiplumbë, pesë karikatorë të AK-47 me municion dhe pajisje tjera ushtarake”. Po ashtu janë konfiskuar rroba të tjera ushtarake, përfshirë edhe një uniformë kamofluese. “Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkisnin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska”, tha Policia, duke shtuar se ky rast është nën hetim. Më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, një grup i...