Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Qeveria do rishikojë skemën e TVSH për fermerët, pritet 15,4 mln euro në vit mbështetje direkte
Qeveria është e vendosur të kthejë skemën e rimbursimit të TVSH-së për fermerët.Në programin e ri të qeverisë, të sapomiratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, parashikohet të shpenzohet rreth 15,4 mln euro në vit për rishikimin e skemës së TVSH-së te fermerët, që në ndihmë të tyre, pritet të funksionojë si transfertë direkte te fermeri.“Rishikojmë Skemën e TVSH-s për fermerët bazuar në praktikat më të mira të BE me një efekt financiar prej rreth 1.5 mld lekë/vit transfertë direkte tek fermerët”, thuhet në program.Më herët Monitor mësoi se tashmë nga Ministria e Financave është hartuar një projektligj i cili parashikon të rikthejë skemën e kompensimit te fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.Deri tani në rang vendi sipas të dhënave të tatimeve rezultojnë të regjistruar...