Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Edicioni i 15-të i Festivalit të Filmit në Pogradec, në garë 44 filma dhe dokumentarë
Qyteti i Pogradecit është kthyer për të 15-in vit radhazi në skenën kryesore të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Publiku do të ketë mundësi të ndjekë mbi 50 filma nga vende të ndryshme të Ballkanit, falas, në dy ambiente të posaçme: në kinemanë e qytetit, dhe odeonin buzë liqenit. *** Mbrëmja e parë e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë u çel me filmin bullgar “Because I love bad weather”, ndërsa atmosfera u gjallërua nga performanca e grupit “Niki’band”. Emocionet i përcolli solisti Niki Zaimi. Ideatorët e festivalit, Eno Milkani dhe Gerta Qurku, tregojnë për rrugëtimin e gjatë të këtij aktiviteti kulturor. “Ka pasur një prurje më të mirë dokumentarësh. Dokumentarët mesa duket janë bërë shumë në trend për faktin që bëhen më kollaj...