Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në Vlorë, vihet në pranga 41-vjeçari
Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë 41-vjeçarin V. S., banues në Vlorë, i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit. Gjatë kontrollit personal dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale 20 doza droge, mes tyre kokainë dhe kanabis. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore. Top Channel