Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Plumbi i Artë’/ Enver Diva rebelohet në gjykatë: Top Channel, Rama e SPAK janë bashkë
Shtyhet procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” për të martën në orën 10:00. Në seancë mungoi i pandehuri Altin Ndoci dhe dy avokatët e tij, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi të zgjedhur prej tij dhe Pranvera Doçi e caktuar kryesisht. Për Ndocin, u caktua kryesisht një avokate tjetër (Juljeta Dogu) që u kontestua nga disa prej avokatëve të cilët pretenduan se një i pandehur nuk mund të kishte më shumë se 2 avokatë. Në seancë munguan edhe disa të pandehur të tjerë që u përfaqësuan nga avokatët, mes të cilëve Nuredin Dumani. Pavarësisht këtyre mungesave togat e zeza kërkuan vijimin e gjykimit, por disa nga avokatët kundërshtuan. Trupa gjyqësore përbëhet nga tre gjyqtarë të ardhur jashtë GJKKO-së, me relatore Engjëllushe Tahirin, për shkak se...