Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Barazia e pagës midis gjinive, ende një betejë globale
Më 18 shtator festohet Dita Ndërkombëtare e Pagës së Barabartë, një ditë që i kushtohet përpjekjeve shumëvjeçare për të arritur barazi në pagesë mes burrave dhe grave. Ajo mbështetet mbi angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundër çdo forme diskriminimi, duke përfshirë diskriminimin ndaj grave dhe vajzave.Sipas të dhënave globale, gratë vazhdojnë të paguhen mesatarisht 20% më pak se burrat. Hendeku midis gjinive në paga është produkt i marrëdhënieve historike dhe strukturore të pabarabarta të pushtetit, i varfërisë, i aksesit të kufizuar në burime dhe mundësi, si dhe i barrierave që u mohojnë grave dhe vajzave zhvillimin e plotë të kapaciteteve të tyre.Përparimi në ngushtimin e këtij hendeku ka qenë i ngadaltë: edhe pse parimi i pagesës së barabartë është...